Shkup, zbulohet punëtoria e fshehtë për letërnjoftimet e falsifikuara

Në një aksion të madh policor është gjetur punëtoria sekrete në të cilën janë prodhuar letërnjoftimet e falsifikuara, informojnë nga Prokuroria Publike.

Prokuroria publike themelore Shkup duke vepruar në lëndën për letërnjoftimet e falsifikuara, të cilat ishin dhënë nga ana e gazetarit të Fokus, Lubisha Arsiq deri te Ministria e punëve të brendshme, ka ndërmarrë një serë masash dhe aktivitetesh për ndriçimin e rastit, thuhet në kumtesë.

Në kryerjen e veprimeve hetuese, gjatë ditës së djeshme, në mënyrë të suksesshme është realizuar aksioni me urdhër të prokurorit publik, ku është gjetur punëtoria e fshehtë, në të cilën janë falsifikuar dokumentet. Bëhet fjalë për material, pajisje dhe aparaturë të madhe që është përdorur për prodhimin e letërnjoftimeve dhe dokumenteve të tjera të falsifikuara. Materiali i gjetur është konfiskuar dhe është lëndë e analizës dhe hetimit të mëtutjeshëm.

Për këtë ngjarje janë arrestuar tre persona, por ekzistojnë indikacione për përfshirje të personave të tjerë dhe për vepra të tjera të penale.

Nga Prokuroria kanë paralajmëruar se me informata të tjera do të dalin gjatë ditëve në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button