Ronaldo i hyn edhe biznesit, së shpejti hotele “CR7”

Futbollisti portugez që luan për Realin e Madridit, Cristiano Ronaldo, është bërë partner në një zinxhirë hotelesh të njohura në Portugali.

Përveç futbollit, Rolaldo në opinionin më të gjerë publik njihet edhe për markën e tij në sektorin e tekstilit “CR7”.

Ai ka vendosur të investojë edhe më shumë duke hyrë në partneritet me grupin e hoteleve Pestana, i cili së shpejti pritet të hapë hotele edhe në Lisbonë, Madrid, New York, dhe në vendlindjen e Ronaldos, në Funchalu.

Presidenti i grupit Pestan, Dionisio Pestana, deklaroi se për ndërtimin e hoteleve me 500 krevatë, me Ronaldon do të investojnë bashkë 70 milionë euro, transmeton AA.

Hotelet në Lisbonë dhe në ishullin Madeira do të ndërtohen në vitin 2016, në New York dhe në Madrid një vit më vonë ndërsa supozohet se hotelet do të mbajnë markën e Ronaldos “CR7”.

Sipas magazinës Forbes, Ronaldo është sportisti i dytë në listën e më të paguarve. Në bazë vjetore ai fiton 80 milionë dollarë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button