Arlind Rushiti, shqiptari tjetër që Zvicra e dëshiron

Zvicra ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Botërorë që do të mbahet vitin e ardhshëm në Brazil, “Brazili 2014”, e gjithë kjo ka ndodhë falë gjashtë futbollistëve shqiptarë që kanë qenë futbollistët kyç të kombëtares helvetike.

(Arlindi Rushiti me ekipin e FC Zurich)

Por gjithsesi se ne nuk do të fokusohemi shumë në suksesin e kombëtares zvicerane, por thjesht do të bëjmë me dije se në këtë shtet që numri i shqiptarëve nga viti në vit po rritet, sportistët shqiptarë janë duke u bërë faktor të rëndësishëm në shumë sporte, e në veçanti në futboll. Së fundi është një super talenti shqiptar, është Arlind Rushiti, i cili me prejardhje nga Shkupi ka bërë që në moshën e re të jetë pjesë e skuadrës FC Zurich.  

(Karakteristikë e Arlindit është se kontrollon topin me dy këmbët dhe ka shpejtësi të madhe)

Arlindi ka mahnitur trajnerët e gjigantit zviceran dhe po vështrohet me kujdes edhe nga seleksionet e kombëtares se Zvicrës dhe pritet që së shpejti të jetë pasues i Xherdan Shaqirit, Blerim Xhemailit, Admir Mehmedit e Granit Xhakës dhe shqiptarëve të tjerë që luajnë për Zvicrën. 
Arlindi karrierën e ka filluar që në moshën 6 vjeçare me ekipin e tij të parë Orlikon, aty në lagjen ku edhe po jetonte, por shumë shpejt trajnerit i kishin paralajmëruar nj të ardhme të ndritur dhe nuk ka kaluar shumë kohë, kur atë e marrin për ta dërguar në stadiumin e qendrës së Cyrihut e ku trajnerët nuk menduan shumë, për ti thënë Rushitit se dyert janë të hapura për te.

(Një nga shumë festat e ekipit të FC Zurich dhe Arlindit)

Arlindi tani në pesë vitet sa është pjesë e skuadrës së Cyrihut ka arritur të akumulojë mjaft njohuri të futbollit, së bashku me klubin e tij kanë qe pjesë e turneve të mëdha evropiane, e ku ekipi i tij është përballë edhe me ekipe të mëdha siq është Bayern Munich, Borussia Dortmund, Wolfburg, pastaj ekipet franceze Monpelie, PSG, Lion, me ato angleze Fullham, Sunderland dhe me Milan e Cagliari të Seria A. “Kam pas fatin që të jem pjesë e skuadrës kur kemi luajtur në shumë turne, që më kanë dhënë shumë dhe kjo ka bërë që të marr shkathtësi të reja edhe nga skuadra të shteteve të tjera. Unë edhe pse jam shumë i ri, besoj se do të jem i gatshëm shumë shpejt të bëhem pjesë e skuadrave më të mira të Zvicrës, e pse jo më vonë të jem edhe në ekipe tjera evropiane”, është shprehur Arlindi.

(Shumë medalje e kupa dhe flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë pjesë e murit të dhomës)

Ekipi i FC Zurich ka shumë shqiptarë e në U-13 ku luan dhe Arlindi janë edhe katër të tjerë, e për çka na rrëfen e riu shqiptar se ata janë shok të mirë, në stërvitje flasin shqip dhe se ndihmojnë njëri-tjetrin në lojë. “Ne kemi një grup shumë të mirë, jemi 5 shqiptarë dhe në stërvitje flasim shqip, që nuk ju pengon trajnerëve”, ka shtuar talenti Rushiti.

(Arlindi foto me Xherdan Shaqirin e Admir Mehmedin dhe vellai i tij Edoni)

Ai si shembull të mirë ka futbollistët shqiptarë të kombëtares së Zvicrës, në profilin e tij në “facebook”, ka dhe foto me Xherdan Shaqirin, Admir Mehmedim dhe Granit Xhakën. Arlindi nuk nguroi edhe të rrëfej se si i ka kërkuar të bëjë foto me Shaqirin. “Ishim në një stërvitje të Zvicrës, e takova Shaqirin dhe e luta nëse do të më mundëson të fotografohemi, pasi që shumë e pëlqej lojën e tij, ai me gjithë dëshirë pranoi, gjithashtu edhe Xhaka dhe Mehmedi. Shpresoj që në të ardhmen e shkurtër të jem edhe unë si këta futbollistë dhe të luajë për Bayern Munich apo për Real Madrid, dy skuadrat e zemrës sime”, ka theksuar Arlindi.

(Foto çasti edhe me Granit Xhakën dhe vellain Edonin)

Deri më tani Arlindi është nën kujdesin e babit të tij Lulzim Rshit, ish-futbollist i KF Shkupi, (“Slloga Jugomganat”) dhe Vararit të Shkupit, ndërsa sipas fjalëve të z.Lulzimit mësojmë se Arlindi ka marrë disa oferta nga menaxherë, por që ende nuk kanë vendosur duke parë moshën e tij të re. “Sigurisht se kemi marrë oferta nga menaxher të ndryshëm, por ne nuk dëshirojmë ta ngarkojmë Arlindin në këtë moshë me menaxherë, është vetëm 12 vjeçar dhe duhet edhe pak kohë të kalojë. Ne shpresojmë të ketë shëndet dhe paraqitje të mira me Zurich-un, e pastaj të gjitha punët do të vinë në vend të vetin, për tu plotësuar mozaiku i djalit tonë:, është shprehur Lulzim Rushiti.

Në bazë të hulumtimit tonë që kemi bërë në faqen zyrtare të FC Zurich, kemi mësuar se ka numër të madh të futbollistëve shqiptarë që luajnë në këtë skuadër. Ju sjellim dhe emrat e atyre që janë sipas grupmoshave: Medin Mustafa, Donik Hasani U-10, Benard Mustafa, Agon Kadriu, Florijan Hajdari, Fatjon Alidemaj U-11, Ardit Rexhepi, Leart Metaj, Arbër Jusufi, Agon Isahi, Rilind Ibrahimi, U-12, Adhurim Gashi me U-14, Dhurim Racaj, Donart Shala, Rinor Jaiji, Izer Aliu, Samir Saiti U-15, Arbenit Xhemaili, Lavdrim Rexhepi dhe Enit Sadiku në U-16, Liridon Berisha, Arijan Qollaku, Dren Saiti luajnë për U-17, Mirlind Kryeziu, Ljundrin Lloga, Albin Sadrijaj janë pjesë e U-18 dhe në U-21 luajnë Egzon Kllokoqi, Elvedin Çaushi, Fabian Markaj, Lulzim Salija.   

Te ekipi i seniorëve luajnë Berat Xhimshiti dhe Burim Kukeli ndërsa Besnik Ramadani është në stafin teknik, i cili është trajner për kondicion. Mos te harrojmë se nga FC Zurich kane dale futbollistët si Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi, por së shpejti do të mësojmë dhe emra të tjerë të mëdhenjë, e në mesin e tyre padyshim se është dhe super talenti Arlind Rushiti. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button