Qyteti i Shkupit dhe NTP ndërrojnë mendje: Nuk shtrenjtohen çmimet e biletave për autobusë

Çmimi i biletës në autobusët e Ndërmarrjes të Transportit Publik, NTP-Shkup, e cila blihet te shoferi edhe pas vendosjes së sistemit të ri elektronik, nuk do të ndryshohet dhe do të jetë 35 denarë, e jo 60 denarë, siç u paralajmërua paraprakisht. Kështu parashikon propozon-vendimi për të cilin Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet të debatojë në seancë të martën, njofton Portalb.

“Çmimi mbetet i njëjtë, propozim-vendimi i parë për çmim prej 60 denarëve për biletë ishte që të zvogëlohet pritja gjatë nxjerrjes së biletës te shoferi, pasi nëse ka numër më të madh të udhëtarëve”, është arsyetuar sot, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Trajanovski dhe drejtori i NTP-së, Igor Janushev pohojnë se kategorikisht secili çmim aktual i biletave të cilat janë në përdorim, janë zvogëlohet.

“Çmimi i biletës për një vozitje, mbetet 35 denarë dhe bëhet unifikim me çmimin e linjave ndërurbane që zvogëlohet prej 40 në 35 denarë. Mbetet i njëjtë edhe çmimi i vozitjes natën, 40 denarë, ndërsa ka zvogëlim të çmimit të biletës mujore për zonën e parë, prej 1.650 në 1.400. zvogëlim ka edhe në biletat vjetore prej 16.060 denarë në 15.400 denarë. Vlefshmëria e biletës tani do të jetë saktë një vit nga data kur është nxjerrë, e jo si deri tani deri në fund të vitit, pa dallim kur është nxjerrë. Vendoset biletë edhe për ndërrimin e autobusëve, e cila do të vlejë një orë e gjysmë, çmimi i së cilës është 60 denarë”, tha mes tjerash Janushev.

Ai shtoi se, bileta ditore për vozitje të pakufizuara prej në mëngjes në ora 5 deri në mesnatë, do të kushtojë 120, respektivisht 150 denarë, varësisht nëse është në zonën e parë apo të dytë.

Pasi në tërësi do të implementohet sistemi, siç tha ai, nuk do të ketë bileta në formë të letrës. Të gjitha biletat do të regjistrohen në dy lloje të kartelave elektronike që vendosen: të jopersonalizuar dhe të personalizuar.

NTP-Shkup në këtë moment ka 30 biletari, por së shpejti, sipas drejtorit Janushev, në bazë të marrëveshjes me Master diler, do të ketë më shumë se 60 biletari.

Lexo në lidhje me lajmin: Prej 1 janarit: Bileta për autobusë do t’u kushtojë 60 denarë, nëse s’keni kartelë elektronike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button