Kabineti i Spasovit: Frenimi i projekteve, prioritet i Remenskit

“Ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Remenski, e devalvon jashtëzakonisht funksionin dhe e përdor për sulme të orkestruara të dirigjuara nga partia e saj. Është e qartë se ajo mendon se ky lloj i deklaratave do ta kompensojë paaftësinë në punën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe në projektet e shumta të filluara. Në vend që të vazhdojë me zbatimin e projekteve, prioriteti i vetëm është frenimi i tyre”, thuhet nga Kabineti i zëvendësministrit plotësues të Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, ndaj deklaratës së Frosina Remenskit se do të ngre padi penale ndaj Spasovit.

Qytetarët, thuhet në reagim, lehtë e njohin shqetësimin e saj të rremë në kushte ku qëllimisht dhe me vetëdije është vonuar me zgjidhjen e 230 rasteve nga fusha e mbrojtjes sociale në procedurën e shkallës së dytë dhe me vetëdije e shkel ligjin.

Lexo: Remenski me padi penale kundër Spasovit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button