Remenski me padi penale kundër Spasovit

Ministri kundër zëvendësministrit. Frosina Remenski do të padis Dime Spasovin për punë të paligjshme. Ministrja e akuzon zëvendësin e saj se, ndonëse e ka pasur për obligim, ai nuk ka vendosur për ankesat e mbi 1400 qytetarëve, shfrytëzues të ndihmave sociale, njofton Alsat M.

“Kjo nuk ka ndodhur në rastin e paraardhësit tim, sepse ai të drejtën ligjore për të vepruar ndaj ankesave e ka bartur te personi i cili ka qenë në punë praktike në Ministrinë e punës, e që sipas ligjit ai aspak nuk ka të drejtë të vendos për lëndë që janë në procedurë administrative”, deklaroi Frosina Remenski, ministre e punës dhe politikës sociale.

Përveç Spasovit, Remenski do të padisë edhe ish deputeten Suzana Andonova sepse ajo është praktikantja në Ministri e angazhuar për ankesat.

Kjo nuk është padia e parë penale kundër Spasovit. Për keqpërdorim të pozitës atë e paditë edhe lideri i Partisë për emancipim të romëve, Samka Ibraimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button