Lorik Cana mungon ndaj Lorient, arsyeja mister

Lorik Cana rrezikon të mos zbresë në fushë, në sfidën ku Nantes luan në fushën e Lorient, të vlefshme për javën e 19-të të Ligue 1 franceze.

Arsyeja mbetet një mister për tu zgjidhur, pasi variantet e publikuara janë të ndryshme. Sipas burimeve pranë skuadrës së kanarinave, vendimi i trajnerit Der Zakarian për ta lënë Canën në stolin e rezervave lidhet me faktin që stafi teknik i Nantes beson se mbrojtësi shqiptar është në vështirësi kur luan në fushë me bar sintetik, siç është ajo në stadiumin “Stade du Moustoir”.

Vendimi për të lënë Lorik Canën në stol do të ishte i pakuptimtë, edhe duke vlerësuar gjendjen alarmante në skuadër prej mungesave. Shtatë lojtarë janë në fazën e rikuperimit, duke bërë që formacioni të jetë në emergjencë të plotë.

Një tjetër argument për mungesën e Lorik Canës janë raportimet se kuqeziu nuk e zhvilloi të plot seancën stërvitore gjatë paradites së të Premtes dhe sipas mediave franceze kjo lidhet me probleme të lehta fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button