Kurkulas: Qeveria e RM-së nuk ka për qëllim ta përgatisë mendimin publik për kompromis

Nuk ka kurfarë kuptimi që Maqedonia tani të fillojë negociata, duke marrë parasysh nivelin e marrëdhënieve me fqinjët në këtë periudhë kohore. 

Kjo do të ishte kontraproduktive, deklaroi zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme, Dhimitris Kurkulas.

“Me interes të perspektivës evropiane të Shkupit është që ata të kuptojnë se duhet të zgjedhin – ose t’i përmirësojnë marrëdhëniet me vendet fqinje, ose ta shtyejnë inkuadrimin drejt BE-së”, deklaroi Kurkulas në intervistën për radiona nacionale bullgare.

Ai theksoi se Athina zyrtare nuk është e befasuar që Komisioni evropian e përsërit rekoamndimin për fillim të negociatave me Maqedoninë për të pestën herë me radhë. 

Kurkulas pohon se autoritetet greke “e respektojnë mendimin e KE-së, por që sipas tyre, marrëdhëniet e mira fqinjësore janë element shumë i rëndësishëm se sa kriteret politike të Kopenhagës”.

Diplomati grek thotë se “sinqerisht, Greqia dëshiron që Maqedonia të bëhet pjesë e komunitetit euroatlantik, por vetëm nën kushtin që t’i plotësojë kriteret”.

Lidhur me negociatat për zgjidhjen e emrit, Kurkulas deklaroi se “Athina ka propozuar kompromis i cili është i ndershëm për të dy vendet dhe se pret reagim nga Shkupi”.”Por, jemi të brengosur për arsye se Qeveria atje duket sikur nuk ka aspak për qëllim ta përgastisë mendimin e vet publik për këtë kompromis. Përkundrazi, ata vazhdojnë me ribërjen e historisë, që krijon probleme si për Greqinë, ashtu edhe për Bullgarinë. Nuk mendoj se ajo është qasje evropiane për ta ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Kurkulas.

Ai deklaroi se Greqia nuk sheh ndaj fqinjit të vet verior si ndaj armikut dhe se dëshiron të jenë në marrëdhënie miqësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button