Arrestohet në Itali 1 prej 100 shqiptarëve më të kërkuar nga drejtësia

Prej 12 vitesh drejtësia shqiptare e kishte shpallur në kërkim dhe konsiderohej një nga 100 persona me të rrezikshëm. Bëhet fjalë për 32 – vjeçarin Genc Pjetri i cili është arrestuar nga policia e Romës në Itali. Pjetri akzuohet në vendin tonë për vrasje me paramendim të Hilë Colit në vitin 2003 dhe armëmbajtje pa leje dhe për këtë është dënuar me 25 vite burg.

Sipas policisë shqiptare 32 – vjeçari qëlloi bashkëfshatarin e tij Coli për motive gjakmarrje. Që nga ky moment Pjetri humbi gjurmët, për 12 vjet me radhë, ndërsa autoritetet shqiptare nuk kishin shenjat e tij të gishtërinjve, çka e bënte më të vështirë zbulimin e tij. I vetmi detaj në dispozicion të policisë shqiptare ishte një fotografi e të kërkuarit në kohën e ngjarjes.

Fillimisht u gjet ish – partnerja e Pjetrit dhe djali me të cilin është shumë i lidhur. Më pas policia italiane e pati të lehtë identifikimin dhe arrestimin e tij. Pjetri u ndalua më 14 dhjetor në vilën ku jetonte prej kohësh. 32 – vjeçari dha gjeneralitete të rreme, por pas verifikimeve ai pranoi të ishte personi që kishte kryer vrasjen 12 vjet më parë. Tashmë autoritetet italiane janë në pritje të procedurave të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë, transmeton Tv Klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button