Kuvendi duhet ta konstatojë dorëheqjen e Kondarkos

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 74-të pritet ta konstatojë dorëheqjen e kryetarit të Komisionit shtetëror zgjedhor, Boris Kondarko.

Të premten ai deri te Kuvendi e dorëzoi dorëheqjen e tij në të cilën kërkoi të shkarkohet në seancën e parë. Më vonë në kumtesë sqaroi se dorëheqjen e ka dhënë për arsye personale.

Kondarko, për anëtar dhe kryetar të KSHZ-së u propozua nga LSDM-ja.

Prej këtu kumtuan se konsultimet për kryetar të ri janë në vijim.Në seancën e sotme në rend dite janë propozimet për përcaktimin e ndërprerjes së mandatit të anëtarëve të Këshillit të RTVM-së, më shumë Propozim-ligje për ratifikime të marrëveshjeve, mes të cilave edhe Marrëveshja ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës për hapjen e vendkalimit të ri kufitar për komunikacion rrugor ndërkombëtar “Bellanoc – Stançiq”.

Lajme të ngjashme

Back to top button