Në një banesë në Shkup është zbuluar laborator për prodhimin e marihuanës

Në një banesë të marrë me qira në rajonin e Shkupit, Ministria e Punëve të Brendshme zbuloi laborator të improvizuar për prodhim të palejuar të “Kanabis sativa” – marihuanë me cilësi të lartë.

Pas hetimit të kryer nga ana e nëpunësve policorë nga Reparti për shkatërrimin e krimit të organizuar, e në bazë të urdhërit gjyqësor është bërë kontroll në dy lokacione në qytetin e Shkupit, si dhe ndaj shkupjanit M.R. (32) me ç’rast në lokacionin e parë janë gjetur enë me materie të panjohur bimore.

Materiet bimore të marra me urdhër të Prokurorit Publik janë dorëzuar në Repartin për hetime kriminalistike-teknike dhe ekspertizë pran MPB-së të RM-së.

Kundër M.R është parashtruar padi penale për shkak të ekzistimi të bazave për dyshim për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë” i paraparë dhe ndëshkuar sipas nenit 215, paragrafi 1 nga Kodi Penal i Maqedonisë, ndërsa nga ana e gjykatësit në procedurë parapake të denoncuarit i është shqiptuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button