Sot do të gjykohet Kezharovski

Aktgjykimi për procesin gjyqësor “Likuidimi”, ku i akuzuar është edhe gazetari Tomislav Kezharovski, do të shpallet ditën e sotme.

Procesi që zgjati rreth dy muaj, ngarkon gazetarin me akuzën për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur në një tjetër proces gjyqësor. 

Përveç, gazetarit Kezharovski, akuzohen edhe gjykatësit Ile Tanev, Sabedin Xhini Hofman, ish gjykatësja hetues Valentina Zafirova dhe të tjerë.
  
Gazetari është prej 5 muajsh në paraburgim, në pritje të vendimit gjyqësor. 

Në seancën e fundit, avokati i gazetarit tha se dënimi eventual i tij do të thoshte shkelje Kushtetute cenim i të drejtave të njeriut. 

Që të gjithë janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë kërkuar nga Gjykata vendim lirues.

Lajme të ngjashme

Back to top button