Policia suedeze nën akuza për racizëm

Policia suedeze kohët e fundit ndodhet nën akuza për racizëm për shkak se kishte mbledhur të dhëna mbi mijëra romë të cilët kishin ardhur në Suedi nga Bullgaria dhe Rumania, për të lypur, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton radioja suedeze EKOT, Policia e Suedisë  ka mbledhur të dhëna dhe fotot e mijëra romëve që kanë ardhur në vitet e fundit në Suedi.

Disa romë që folën për këtë radio, thanë se policia i kishte fotografuar, mbledhur informacion në lidhje me identitetin e tyre dhe duke i pyetur në lidhje me familjet e tyre.

Pasi për këtë temë filloi të flitet në publik, Zyra për Marrëdhëniet me Publikun e policisë suedeze në faqen zyrtare tha se në vitet e fundit mijëra njerëz me origjinë nga Rumania dhe Bullgaria kanë hyrë në Suedi, për të lypur dhe se informacionet janë mbledhur për t’i mbrojtur ata.

Deputetja e Partisë feministe në Suedi, Soraya Post konsideron se deklarata e policisë nuk është e vërtetë dhe se është e turpshme që policia të sillej në mënyrë raciste dhe të mblidhte informacion për personat për shkak të origjinës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button