Kamxhiku

E dashura ime lexo
Ty të shkruaj për dhimbjen,
Për plagët
Që trupin na kanë mbuluar
Si vizatim fëmije
Pa shkak, pa arsye

Kupto e dashura ime
nuk ika
Vetëm maskën
nuk e mbaja dot
kështu shoh lotët,
dashurinë
dhe mbresat në shpirt

Po e dashura ime
Kuptimi u shter
si uji në oazat e shkretëtirës
Mbase për tu rikthyer
për kohë dhe kalimtarë tjerë
diku përtej dëshirës

Andaj prano e dashura ime
Gënjeshtra djeg
Dhimbshëm, vragshëm
Brufullon plaga, shndërron jetë
ndërkohë dashuria vyeshëm
ndërton vendin
për tu molepsur e qetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button