Anëtarët e sapozgjedhur të KSHZ-së dhanë deklaratë solemne

Kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e sapozgjedhur të Komisionti Shtetëror të Zgjedhjeve sot dhanë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, njofton TV21.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dje në kuadër të seancës së 83-të me 102 vota “për”, pa të “përmbajtur” dhe “kundër” e votoi përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Për kryetar të Komisionit është zgjedhur Aleksandar Çiçakovski, për nënkryetar Rexhep Prekopuca, të dytë nga radhët e ekspertëve. Anëtarë të Komisionit janë Atanas Urumov, gjithashtu nga radhët e ekspertëve, Silvana Boneva dhe Sasho Sërcev me propozim të VMRO-DPMNE-së, Violeta Duma dhe Igor Milev me propozim të LSDM-së, Subhi Jakupi nga BDI-ja dhe Bedredin Ibraimi me propozim të PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button