E rrahin Leonardën dhe familjen e saj

Leonarda Dibrani e cila së bashku me familjen e saj u depërtua nga Franca me 9 tetorë sot është sulmuar nga persona të panjohur në Mitrovicë ku edhe janë duke jetuar që nga rikthimi në Kosovë.

“Familja Dibrani ishte duke ecur në Mitrovicë kur ata janë sulmuar nga persona të panjohur”, ka thënë një oficer policie, i cili ka kërkuar që të mbetet anonim, raporton AFP.

Nëna e 15 vjeçares Leonarda, Xhemaili, “Është rrahur dhe është dërguar në spital përderisa fëmijët të cilët kanë mbetur të traumatizuar, janë në stacionin policorë”, ka rrëfyer polici. Babai i Leonardës, Resat Dibrani, 47 vjeçari, ka shkuar në spital për t’i qëndruar pranë gruas së tij.

“Ky rast tregon se familja Dibrani nuk janë të sigurt këtu”, ka shtuar më tej polici.

Të shtunën presidenti i Francës, Francois Hollande, i ka ofruar Leonardës që të rikthehet në Francë mirëpo pa familjen e saj. Oferta e presidentit francez është refuzuar menjëherë nga vajza përderisa babai i saj, ka thënë se familja e tyre nuk do të ndahet.

Rikthimi i familjes Dibrani në Kosovë ka shkaktuar trazira në Francë pasi që Leonarda ishte marr nga policia gjatë një udhëtimi me shkollën para se të depërtohej së bashku me familjen. Studentët kanë dalë në rrugë për të kërkuar rikthimin e saj dhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm Manuel Valls. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button