Zëdhënësi i LSDM-së do të paditet nga Ministrja e Kulturës

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska paralajmëroi sot padi për opozitën e cila e pati akuzuar atë për shpërdorim detyre, transmeton Alsat-M.

“Dje kur pamë se zëdhënësi i LSDM-së doli pa asnjë përgjegjësi e ndërgjegje, dhe gënjeu opinionin me dokumente që nuk janë të sakta, për disa aneks-marrëveshje, ne menjëherë, qysh të hënën do të ngremë kallëzim penal kundër tij, lidhur me shpifjet”, tha Elizabeta Kançeska-Milevska, ministre e Kulturës.

Nga LSDM-ja opozitare këmbëngulin, se ajo çfarë thanë dje bazohet në dokumente, të cilat janë publike dhe mund të lexohen nga cilido. Sipas LSDM-së, shihet qartë se vetëm për “Teatrin e Vjetër” janë lidhur dhjetëra aneks-marrëveshje, duke e çuar shifrën totale të kostos së këtij objekti, 6 herë e gjysmë më shumë nga ajo që ishte planifikuar fillimisht. 

Lajme të ngjashme

Back to top button