Dibër, fillon ‘Festivali i Teatrit shqiptar në Maqedoni’

Edicioni i 12-të i “Festivalit të Teatrit shqiptar në Maqedoni” fillon më datë 22 tetor dhe do të zgjatë deri më 27 tetor. Festivali do të shfaq drama nga emra eminent nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, ai do të hapet nga kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata.

“Në këtë festival, artdashësit dibran do të kenë mundësinë të ndjekin në skenë  shfaqe të shumta teatrove me vlerë të lartë artistike” tha drejtori i festivalit, Ylber Nuredini.

Natën e parë të festivalit do të ngjitet  në skenë drama nga Teatri kombëtar i Kosovës me titullin “Përplasjet” me autor dhe regji të Ekrem Kryeziut. Më pas, gjatë ditëve në vijim do të shfaqet drama e Teatrit Andon Zako Çajupi nga Korça me dramën “Borgjezi fisnik” e Molierit me regji të Erion Isai.

Teatri i Kumanovës do të shfaqet në skenë me dramën “Çfarë ka parë shërbetorja” me autor Joe Ordon dhe regji të Kastriot Saqipit. Drama të tjera do të jenë dhe “Paraja”,”Pacienti i Dr. Frojdit”.

Natën e fundit të festivalit, më 27 tetor  do të shfaqet në skenë Teatri Petro Marko nga Vlora me dramën ,,Të gjithë me huqe” si dhe monodrama ,,Joan Padan dhe Amerikanët,,.

Natën e fundit të festivalit do të ndahen çmimet tradicionale për shfaqjen më të mirë të cilën do ta ndajë operatori i ri i celularit “Albafone” si dhe regjia më e mirë, aktori dhe aktorja më e mirë.

Realizimin e këtij festivali e ka mbështetur: Komuna e Dibrës, Ministria e Kulturës dhe Qendra për kulturë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button