Prekopuca: Nuk do të ketë mbivotime në KSHZ

Nënkryetari i ri, në Komisionin shtetëror zgjedhor, Rexhep Prekopuca në emisionin 10 Minuta deklaroi se të gjitha vendimet do të arrihen me konsensus dhe se sipas tij nuk do të ketë mbivotime.

“Ka dy nene 34g dhe 34gj të cilat e ndalojnë mbivotimin e aspekteve etnike, nëse ndonjë anëtar i KSHZ i përket ndonjë përkatësi etnike e cila nuk është shumicë në RM, nuk pajtohet me vendim të tillë, atëherë vendimi i tillë shkon përsëri në shërbimin juridik për t’u rishqyrtuar, dhe në afat prej një dite shërbimi juridik për një ditë patjetër duhet të japë përgjigjen. Tani pala shqiptare, kushtimisht thënë, pala maqedonase të cilët nuk kanë mendim të njëjtë për vendimin në afat prej dy ditëve që të pajtohen. Nëse nuk pajtohen, vendimi mbetet i pasjellë, sepse në raste të tilla vendimi duhet të sillet me konsensus. Pra nuk ka mbivotim”, tha Rexhep Prekopuca, nënkryetari i KSHZ-së.

Për sa i përket afatit të shkurtër për  t’u zbatuar ndryshimet deri në prill, nënkryetari i KSHZ-së, i cili vjen nga radhët e ekspertëve, Rexhep Prekopuca, tha se në ato raste do të kërkohen konsultime  plotësuese nga faktori politik në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button