Tetovë, protestuesit: Teuta, mbylle Jugohromin jo shkollat

“Teuta, mbylle Jugohromin jo shkollat”, “Duam ajër”, “Jugohrom STOP”, “Nuk kemi planet rezervë”, “Më le të marr frymë”, kanë qenë vetëm disa nga thirrjet që mes fishkëllimave ua kanë adresuar pushtetarëve, mijëra qytetarët, e rajonit të Pollogut, që sot protestuan në qytetin e Tetovës për shkak të zmadhimit të nivelit të ndotjes së ajrit.

Protestuesit sot kanë këruar nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa për parandalimin e situatës së rëndë në lidhje me ajrin e ndotur.

Ata kërkojnë nga ministri i Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairi të jep dorëheqje. Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar edhe nga Komuna e Tetovës që të mos i mbyllë shkollat por ta mbyllë Jugohrom.

Në mesin e protestuesve u fol se në protestën e nesërme, do të merren vendime rigoroze, në të cilat, pushtetit do t’i jepet ultimatum, në të kundërtën, do të bllokohen institucionet dhe kjo e fundit do të zgjasë deri në zgjidhjen e çështjes.

********************************************************************************************************

Protesta për ajrin e ndotur në Tetovë, 17.12.2015
Protesta për ajrin e ndotur në Tetovë, 17.12.2015

14:15 – Protestuesit që vazhduan me protestën përpara Komunës së Tetovës, kanë filluar ta gjuajnë me vezë objektin e Komunës ku dhe janë përplasur policia me protestuesit. Pas kësaj, edhe protestuesit përpara Komunës filluan të shpërndahen dhe me çka mbaroi protesta e sotme.

13:45 – Protestuesit që vazhduan me protestën përpara Komunës së Tetovës, kanë filluar ta gjuajnë me vezë objektin e Komunës m.

12386550_10205231041916704_1931982606_n

Protesta ka filluar, dalë ngadalë të shuhet, protestuesit ve[se kanë filluar të shpërndahet, ndërkaq nesër pritet që protesta për ajrin të vazhdojë, ashtu edhe si[ paralajmëroi kryetari i “Eco Guerillia”, Arianit Xhaferi.

1071462_767523720042374_860372288_o

13:35 – Pas fjalimit të Xhaferit, protestuesit filluan të shpërndahen, ndërkaq një pjesë e protestuesve janë nisur drejt objektit të Komunës së Tetovës.

Protesta për ajrin e ndotur në Tetovë, 17.12.2015
Arianit Xhaferi – “Eco Guerilla”, protesta për ajrin e ndotur në Tetovë, 17.12.2015

13:30 – Drejtuesi i “Eco Guerillas”, Arianit Xhaferi, u është drejtuar qytetarëve me fjalët që protesta e sotme është vetëm një nismë dhe se nesër pritet që e njëjta të jetë edhe më masovike

” A do të vij dita ti heqim këto (për maskat), nuk ju shohë sa jeni, nuk e di ku është fundi, por nesër , nesër secili duhet të sjell edhe dy edhe tre edhe katër të tjerë, nesër në këtë shesh duhet të jemi më shumë se sa kurdoherë tjetër. Është momenti i fundit, nesër në ora një. Keni kërkuar gjithë vitin, tash i keni. Nesër më shumë se kaq të vini. Nesër do të bëjmë kërkesat dhe ultimatumet. Nëse nuk respektohen këto ultimatume, nga e hëna do të bllokojmë gjithë qytetin, do të bllokojmë çdo institucion, do të bllokojmë gjykatën, komunën, gjithçka në këtë qytet. Përcilleni këtë mesazh tek ata që s’janë sot. Nuk e di sa jeni sot por nesër katër herr më shumë duhet të jeni. Kjo e sotmja ishte një provë. Sot ju dërguam një mesazh, dje po ashtu, pardje po ashtu. Treguam se nëse vendosim mund të bëjmë ndryshimin. Gjendjen e jashtëzakonshme e sollëm, fëmijët tanë i hoqëm nga shkolla që të mos helmohen. Por a do të vazhdojmë edhe më tej të helmohemi. Nesër ju dua këtu, çdokush prej jush edhe katër të tjerë me vete, vetëm ashtu do të tregojmë se sa forcë kemi”, tha Xhaferi.

12395145_118002421905230_1181746494_n

 

12395531_118003375238468_1741685689_n

“Ju bëj thirrje që secili nga ju që jeni sot, t’i merrni dhe nga tre persona dhe nesër të dalim sa më masovikisht. Me protestën e nesërme do t’u japim ultimatum institucioneve që ta mbyllin Jugohromin”.

13:15 – Qytetarët tanimë janë mbledhur në Qendrën e Tetovës, ku vazhdojnë me thirrjet për ajër të pastër. Qytetarët kërkojnë që të jep dorëheqje ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, por gjithashtu kërkojnë që kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ta tërheq vendimit për mbylljen e shkollave, ngase sipas thirrjeve të protestuesve, kryetarja Arifi këtë të fundit e ka bërë për shka që të mos organizohen mirë nxënësit për dalje në protesta.

Protesta për ajrin e ndotur në Tetovë, 17.12.2015
Igballe Ferati – “Nëna dhe fëmija”, protesta për ajrin e ndotur në Tetovë, 17.12.2015

Drejtuesja e Lëvizjes “Nëna dhe Fëmija”, Igballe Ferati tha se kjo nismë është për të gjithë qytetarët sepse çdonjëri prej nesh ka të drejtë të marr ajër të pastër, sipas saj, institucionet duhet të angazhohen që t’i jepet fund kësaj çështje.

“Ju faleminderit shumë si qytet që sot e treguam maturinë këtu, dolëm në numër që të tregojmë se revolta jonë nuk është vetëm në rrjetet sociale, revolta jonë është këtu në qytet. Nesër në protestën e radhës, ju plus të merrni dhe nga një tjetër, të tregojmë se sa jemi serioz, nuk do të ndalemi deri sa nuk ulet ndotja në qytet. Nuk do të ndalemi përderisa nuk lejohet një jetë normale për Tetovën, nuk do të ndalemi derisa të ndalen alergjitë dhe sëmundjet që i kemi nga shkaku i ajrit”, tha Ferati.

Numri i protestuesve është i madh, nxënës të vetëorganizuar, pjesëtarë të shoqatave të ndryshme, por edhe figura pulbike, shihen në rradhët e protestuesve që kërkojnë ajër të pastër.

13:05 – Disa nga protestuesit, nga pika ku e kanë bllokuar rrugën, prej shkollës së medicininës dhe Rektoratit të USHT-së, gjatë rrugës ku janë nisur për në qendrën e Tetovës, kanë kaluar nga , shtëpia e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, ku përveç fishkëllimave, protestuesit shtëpinë e Izairit e kanë gjuajtur dhe me vezë.

13: 00 – Protestuesit vazhdojnë të jenë gjithnjë e më shumë, pasi që pritet të mblidhen nga 3 pikat ku më herë i bllokuan rrugët.

Fishkëllimat dhe kërkesat e protestuesve në qendrën e Tetovës, për ajër të pastër nuk kanë të ndalur. Kryetari i “Eco Guerillas”, Arianit Xhaferi, nuk ka pranuar të prononcohet për media, për shkak se sipas tij kjo protestë është e gjithë qytetarëve.

“Nuk dua që vetëm emri im të lakohet nëpër media, sepse kjo protestë është e gjithë qytetarëve, e bëjmë për të gjithë”, tha Xhaferi.

12:30 –  Mijëra qytetarë me urdhërin e kryetarit të “Eco Guerilla”, Arianit Xhaferi, filluan të mblidhen në Qendrën e Tetovës nga të tre pikat ku i kanë bllokuar rrugët.

“Duam ajër”, “Jugohrom STOP”, “Nuk kemi planet rezervë”, “Më le të marr frymë”, janë vetëm disa nga thirrjet që mes fishkëllimave dëgjohen dhe shihen nëpër transparentet e protestuesve që ia adresojnë pushtetit, për mosangazhimin e tyre për gjendjen e ajrit në Tetovë.

12:15 – Protestuesit, kanë bllokuar tre rrugët kryesore të qytetit:

– Unaza te stadiumi në hyrje të qytetit;

– Unaza afër marketit Vero në hyrje të qytetit;

– Rruga në hyrje të qytetit afër shkollës së mesme medicinale dhe rektoratit të USHT.

Protesutesit, nga të 3 pikat ku i kanë bllokuar rrugët, do të mblidhen dhe të shkojnë në qendrën e Tetovës.

Qytetarët për Portalb shprehen se mbyllja e shkollave të mesme është bërë për shka që të mos ketë numër të madh të protestuesve.

“I kanë mbyllë shkollat e mesme që të mos kenë se si të organizohen nxënësit”, tha shkurt për Portalb një protestues.

12:00 – Më thirrje për ajër të pastër dhe kërkesa për mbylljen e fabrikës së Jugohromit, qytetarët e Pollogut veçse kanë filluar të mblidhen për protestën e paralajmëruar për sot në Tetovë, raporton Portalb.

 

1903195_10208571007497499_271568046_n

12388235_10208570994137165_1304273669_n

 

Protesta në Tetovë për ajrin e ndotur, Portalb

Posted by Portalb on 2015-12-17

 

12387875_10208570833853158_1624228778_n

12388040_10208570555966211_472499377_n

Foto nga protesta
Foto nga protesta

Foto nga protesta

Foto nga protesta
Foto nga protesta

 

Foto nga protesta
Foto nga protesta

****************************************************************************************************************************

Protesta në fjalë është përkrahur gjithashtu edhe nga partitë opozitare shqiptare, LR-PDSH, RDK, BESA dhe shoqata të ndryshme joqeveritare.

Derisa është paralajmëruar kjo protestë, Komuna e Tetovës dje urdhëroi ndërprerjen e procesit mësimor, për shkak të rritjes së nivelit të ndotjes së ajrit dhe rrezikimin e jetës në këtë komunë. Organizatorët e protestës theksuan se ky vendim i komunës është ndërmarrë për të shmangur daljen masive të nxënësve të shkollave në protesta, të cilët protestuan para komunës.

Tetova tashmë konsiderohet një nga vendbanimet më të ndotura në botë, ku koncentrimi i grimave PM10 ka qenë rreth 1000 mikrogramë në metër kub.

Organizatorët, bëjnë thirrje për protesta paqësore dhe dinjitoze. Protestë do të ketë edhe të premten prej ora 13, të organizuar nga “Eco Guerilla”.

Protesta e të premtes, e organizuar nga "Eco Guerilla"
Protesta e të premtes, e organizuar nga “Eco Guerilla”

Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: LR-PDSH dhe RDK përkrahin protestën për ndotjen e ajrit në Tetovë

Lexo: “Eco Guerilla”: do të kemi protesta masive në Tetovë!

Lexo: Ditën e enjte do të bllokohen rrugët në Tetovë, ja cilat (FOTO)

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button