Kompanitë e mëdha gjermane po përjetojnë ditë të vështira

Shumë kompani gjigante gjermane të cilët veprojnë në fushën ndërkombëtare po kalojnë ditë të vështira në aspektin financiar dhe administrativ, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndryshe, Gjermania njihet si lokomotiva e Evropës me teknologji të lartë dhe me strukturë më të fortë financiare nga shtetet tjera evropiane.

Por kohëve të fundit disa kompani gjigante gjermane të pranuar në komunitetin ndërkombëtar të cilat veprojnë në industritë siç janë linja ajrore, teknologji, sistemi bankar, automobilistik, energjetikë dhe shëndetësi, po kalojnë kohë të vështira.

Grupi i Volkswagen-it i cili në kuadër të saj akomodon markat si Volkswagen, Audi, Porsche, Bentley, Lamborghini, Seat dhe Skoda kohëve të fundit është në qendër të vëmendjes për shkak të skandalit me mashtrimit në teste për emetim të gazrave. Pas skandalit më të madh në historinë 78 vjeçare të VW-së 10 drejtues të lartë u larguan nga puna. Ndërsa Matthias Muller ishte emëruar si CEO i ri i kompanisë.

Këto zhvillime gjithashtu ndikuan në aspektin financiar të kompanisë. Humbja operative e VW-së në çerekun e tretë të këtij viti kishte arritur në 3 miliardë e 479 milionë euro.

– Opel

Të autorizuarit e një kompanie tjetër të lashtë gjermane Opel në muajin dhjetor të vitit të kaluar theksuan se do ta mbyllin fabrikën e automjeteve në qytetin Bochum. Madje, thuhet se me mbylljen e kësaj fabrike rreth 3 mijë persona kanë mbetur pa punë.

– Mercedes

Ndërsa një përfaqësues tjetër i rëndësishëm i sektorit të automjeteve Mercedes është duke përjetuar disa probleme në aspektin ligjor. Bashkimi Evropian (BE) e paditi Gjermaninë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për markën Mercedes të prodhuar nga ana e kompanisë Daimler AG për mospajtueshmërinë me rregulloret e lëndës freskuese të sistemit të ajrit të kondicionuar.

– Lufthansa

Linja ajrore gjermane Lutfhansa pësoi humbje të mëdha financiare për shkak të grevave të pilotëve dhe ekuipazhëve të kabinës vitin e fundit. Gjithashtu edhe rrëzimi i avionit të degës së saj Germanwings shkaktoi që kompania të humb prestigj dhe të kalojë kohë të vështira.

Kostot e larta, grevat dhe konkurrenca e ashpër e linjave ajrore në Gji kanë shkaktuar që Lufthansa të pësojë humbje në vitin 2014.

– Siemens

Edhe të autorizuarit e kompanisë Siemens në muajin shkurt kishin deklaruar se në mbarë botën do të largohen 7 mijë e 800 persona nga puna.

– Deutsche Bank

Në Gjermani përveç kompanive automobilistike edhe disa kompani të sektorit financiar po kalojnë ditë të vështira në aspekte financiare dhe administrative.

Menaxherët e Deutsche Bank kishin njoftuar se në çerekun e tretë të vitit kanë pësuar humbje prej 6 miliardë euro, banka do të përfundojë veprimet e saj në 10 vende në mbarë botën dhe se 35 mijë persona do ti largojnë nga puna.

– Barmer GEK

Në deklaratën e vitit të kaluar nga kompania më e madhe gjermane në fushën e sigurimit shëndetësor Barmer GEK, u theksua se planifikohet të largohen 3 mijë e 500 persona për shkak të ndryshimit të profilit të konsumatorëve dhe përkeqësimin e kushteve të tregut.

– Kompanitë e energjetikës

Edhe në kompanitë energjetike të Gjermanisë ndodhën ndryshime dhe ndarje strukturale. Së pari për E.ON u theksua se do të ndahet në dy kompani të ndryshme. Ndërsa kompania tjetër e madhe e energjetikës RWE theksoi se energjinë e ripërtëritshme, rrjetin e linjave të energjisë dhe operacionet për shitjen me pakicë do ti transferojë në kompani të re që do ta themelojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button