Lejoi golin fantazmë, drejton Milan-Barcelona

Arbitri gjerman Felix Brych kthehet në çështje edhe në Europë. Pas gafës së tij në ndeshjen Hoffenheim-Bayer Leverkusen ku e vlerësoi si gol goditjen me kokë të Kiessling edhe pse sulmuesi e nxorri topin jashtë, gjyqtarit i besohet një ndeshje luksi në UEFA Champions League.

Bëhet fjalë për përballjen Milan-Barcelona dhe këtë e konfirmon UEFA që mesa duket nuk i merr aspak parasysh polemikat që kanë përfshirë kampionatin gjerman pas golit fantazmë. Felix Brych që ka drejtuar edhe ndeshjen Chelsea-Barcelona në vitin 2012 në “Stanford Bridge” është sulmuar ashpër nga mediat dhe opinion publik në Gjermani.

Ndërkohë, Federata e Futbollit bën me dije se një vendim për ndeshjen e shumëdiskutuar do të merret përpara fundit të muajit Tetor. Sekretari i përgjithshëm, Andreas Rettig thekson se aktualisht është hapur një hetim dhe një vendim përfundimtar pritet të merret gjatë ditës së premte.

Ndeshja mes Hoffenheim dhe Bayer Leverkusen u mbyll me rezultatin 1-2 për “Aspirinat” ku Kiessling shënoi golin e dytë për skuadrën e tij duke e çuar rezultatin përkohësisht në 2-0. Menjëherë pas ndeshjes, klubi i Hoffenhaim kërkoi nga Federata Gjermane e Futbollit përsëritjen e takimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button