Tetovë, gjykohet për vrasje, ka shtënë drejt policisë

Policia po kërkon 33 vjeçarin J.R. nga fshati Llarcë i Tetovës, pas të cilit është lëshuar fletarrest për vuajtjen e dënimit me burg për vrasje. Policia e Tetovës dje e ka lokalizuar të ikurin, i cili duke tentuar të ikë, ka shtënë me armë zjarri drejt policisë dhe është fshehur në pyllin afër shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën lokale Grupçin-Merovë, ku policia ka tentuar ta ndalojë veturën “Golf 2”, pa tabela regjistrimi, në të cilën ishte i arratisuri bashkë me vëllaun e tij. Në vend që të ndalojë, ai ka shtënë drejt policisë. MPB njofton se nuk ka policë të lënduar, dhe se është arrestuar vëllau i të arratisurit. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button