Putin – Kerry: Terren i përbashkët në luftimin e IS-it

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka konfirmuar se takimi i planifikuar ndërkombëtar për krizën e Sirisë, do të mbahet më 18 dhjetor në Nju Jork, shkruan REL.

Duke folur pas takimit të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, mbrëmë në Moskë, zoti Lavrov tha se është arritur marrëveshje për hapat të cilët bashkëpunimin kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri, do ta bëjnë më efikas dhe më tepër të koordinuar.

Sekretari Kerry pas takimit me Putinin tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me Rusinë për ta shkatërruar grupin militant, Shteti Islamik.
Ai theksoi se me Putinin është arritur “terren i përbashkët” sipas të cilit grupet opozitare në Siri do të ftohen për pjesëmarrje në bisedimet paqësore për Sirinë në Nju Jork.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button