Mancini i lumtur me sukseset e Interit

Trajneri i Interit, Roberto Manicini, pas fitores prej 3:0 ndaj Cagliarit në Kupën e Italisë, ka thënë se ekipi vazhdon të përmirësohet javë pas jave derisa projekti që nisën para një viti është në rrugën e duhur.

“E kemi filluar këtë projekt një vit më parë dhe gjërat po shkojnë çdo herë e më mirë. Ka ende shumë deri në fund, por ne jemi të lumtur që do të jemi në krye të tabelës për festat e fundvitit”, ka thënë Mancini.

“Ne ndryshojmë formacionin që të gjithë të jenë të gatshëm. Kemi shumë lojtarë të talentuar dhe ata meritojnë të luajnë sa më shumë. Interi ende duhet të përmirësohet dhe rreth kësaj ka shumë punë për t’u bërë. Nuk e di nëse ndonjë lojtar dëshiron të largohet për shkak minutave të pakt, por do të mundohem t’i mbaj të gjithë të lumtur”, ka përfunduar trajneri italian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button