Zbulohet sëmundja e antraksit te një lopë e ngordhur në Saraj

Agjencia për ushqim dhe veterineri urdhëroi delet, dhitë, lopët dhe kuajt në fshatin Rahiviq afër lagjes Saraj të vaksinohen kundër antraksit, njofton Alsat M.

Masa e këtillë është miratuar pasi u zbulua sëmundje tek një lopë e ngordhur. Kafsha është djegur dhe larguar, ndërsa në fermë është kryer pastrim dhe dezinfektimi i domosdoshëm. Është miratuar edhe ndalesë për hyrje dhe dalje të lopëve nga dhe në fermë dhe izolimi i tyre, ndërsa është iniciuar hetim epidemiologjik për konfirmimin e burimit të mundshëm të infektimit. Antraksi është sëmundje infektive nga e cila mund të sëmuren të gjitha kafshët shtëpiake dhe e cila mund të bartet tek njerëzit. Zakonisht nuk përhapet prej kafshës në kafshë dhe as prej njeriut në njeri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button