Vanhojte komenton marrëveshjen e arritur për ekspertët e KSHZ-së

Ndërmjetësi belg Piter Vanhojte përshëndeti marrëveshjen e arritur sot për ekspertët e KSHZ-së.

“Jam shumë i lumtur dhe mund të njoftoj se liderët e partive politike arritën marrëveshje për ekspertët e KSHZ-së. Shpresoj që sa më shpejtë të filloj me punë dhe të emërohet sekretari i përgjithshëm. Mund të them se liderët ishin konstruktive” tha Vanhojte.

Ndërmjetësi megjithatë theksoi se deri në zgjedhje ka shumë punë për t’u bërë.

“Ngelin shumë çështje që duhet zgjidhur deri në zgjedhje, siç është Ligji për mediumet, Agjencia për shërbime audio dhe audio vizuale, avokati i popullit, Komisionit kundër korrupsionit. E gjithë kjo duhet të zgjidhet deri në zgjedhjet e prillit” tha Vanhojte.

LEXO: Liderët merren vesh: këto janë anëtarët e ri të KSHZ

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button