Ndodh vetëm në Maqеdoni, Shkupi e Vardari nuk vazhdojnë ndeshjen, shkaku gjyqtarit

Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Vardarit, në kuadër të Ligës-B, nuk e ka pritur fundin, ndërsa janë zhvilluar vetëm 45 minuta lojë. Vendimin për ndërprerjen e ndeshjes e kanë sjell drejtuesit e të dyja skuadrave, pas ndarjes jo profesionale të drejtësisë në 45 minutat e para nga ana e treshes së gjyqtarëve në krye me Dejan Mlladenovskin.

Siç thonë nga të dyja klubet “Jemi marr vesh që mos ta zhvillojnë pjesën e dytë të kësaj përballje, për shkak të ndarjes jo profesionale të drejtësisë së treshes së gjyqtarëve Dejan Mlladenovski, Sasho Toshevski dhe Bojan Ivanovski”, thonë nga të dyja klubet. Në fakt, Mlladenovski gjatë pjesës së parë ka sjell disa vendime diskutabile, duke akorduar dy penallti për skuadrën e Shkupit, ndërsa të njëjtat futbollistët e Shkupit nuk i realizuan, teksa një penallti është përsëritur dy herë, por prapë portieri i Vardarit e ka mbrojtur, ndërsa golin për 1:0 është shënuar pas 10-t minutave kohë shtesë, raporton gazeta “Koha”.

Ndërkaq, në pushimin prej 15-t minutave, stafi teknik i Shkupit dhe ai i Vardarit, janë marr vesh që mos ta vazhdojnë ndeshjet, pas së cilës lojtarët nuk kanë dal në fushë. Në ndërkohë, përfaqësuesit e të dyja klubeve pas takimit që kanë pasur menjëherë pas ndeshjes, e kanë paraqitur treshen e gjyqtarëve në polici, për të kuptuar të vërtetën, se çka në fakt ndodhi në këtë përballje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button