“Eco Guerilla”: do të kemi protesta masive në Tetovë!

Lëvizja “Eco Guerilla” së bashku me me lëvizjen “Nëna dhe Fëmija” paralajmërojnë protesta masive kundër ndotjes së ajrit në Tetovë.

“Sot jemi përgjigjur iniciativës spontane të prindërve në rrjetet sociale që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, gjithashtu edhe ne nuk i kemi dërguar fëmijët tanë në shkollë prej nivelit shumë të lartë të ndotjes. Për më tepër është vendosur që nga dita e enjte do të fillojmë me protesta në formën e bllokimit të rrugëve, do të bllokohen disa rrugë në qytet për disa orë me rradh. Qëllimi i kësaj bllokade është që të bëhet presion tek autoritet, jo vetëm tek ato lokale por edhe te ato qendrore që ky problem të zgjidhet sa më parë. Mbrëmë niveli i ndotjes e ka kaluar 20 herë nivelin e lejuar dhe kjo situatë është shumë e rrezikshme jo vetëm për fëmijët, pleqtë dhe gratë shtatzëna por për të gjithë. Kemi kërkuar disa herë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe autoritetet lokale që të bëjnë më shumë për ndërprerjen e këtij helmimi por siç duket atyre nuk u ka bërë përshtypje kjo kërkesë dhe vazhdojnë ta injorojnë në mënyrë të vazhdueshme”. tha Arianit Xhaferi – aktivist i lëvizjes “Eco Guerilla”.

Qytetarët e Tetovës vazhdojnë të thithin ajër tmerrësisht të ndotur. Të hënën matësit e ajrit shënuan ndotje maksimale, thuajse 20 herë më shumë se sa e lejuara! Pa përjashtuar ndotësit tjerë, banorët gjejnë fajin te fabrika e Jugohromit e cila prolongon në vazhdimësi vënien e filtrave duke punuar kështu jashtë gjitha standardeve ekologjike. Nga oxhaqet e saj vazhdon të villet tymi që sipas mjekëve dëmton shëndetin e rreth 200.000 njerëzve.

LEXO MË SHUMË: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button