Siria, kerkohet armëpushim

Valeria Amos nga Agjensia Humanitare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kërkoi armëpushim të menjëhershëm në lagjen Moadamiyas, në Damask.

Keto kerkesa per ndihme ndaj popullsise civile vien pasi jane raportuar pamje ku shkihen njerez qe vuajne nga uria per shkak te bllokimit. Zona perveçse ka mbetur e bllokuar në zonën ndërluftuese, po përballet edhe me mungesën kronike të mjekimeve, ushqimeve dhe ujit të pijshëm, transmeton mesazhi.

Amos bëri me dije sot se mbi 3 mijë persona u shpërngulën gjatë javës së shkuar pas një armëpushimi disa-orësh.

Lagjja në fjalë është bërë një arenë luftimesh intensive, pasi forcat e regjimit po mundohen te shtien ne dore zonen e cila eshte nen kontrollin e forcave clirimtare.

Amos shtoi se për momentin është e pamundur të bëhet një vlerësim për situatën me të cilën përballen të gjithë banorët e izoluar, por ajo pranoi se disa dhjetëra prej tyre dyshohet të kenë mbetur të vrarë nga sulmet e regjimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button