Liderët merren vesh: këto janë anëtarët e ri të KSHZ

E plotësuar

Pas thuajse tre orëve liderët e katër partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, arritën marrëveshje për tre ekspertët që do të jenë anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Rexhep Prekopuca, Atanas Urumov dhe Aleksandar Çiçakovski do të jenë tre anëtarët e ri të KSHZ.

“Ftojmë Kuvendin t’i finalizojë prcedurat e domosdoshme, që sa më shpejt Komisioni të nis me punë dhe t’i ndërmerr obligimet e duhura për zgjedhje të lira dh eta kontribuojë për krijimin e kushteve të barabarta parazgjedhore. U bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që plotësisht ta mbështesin Komisionin në këtë detyrë të rëndë. Ftojmë Komisionin t’i sjellë vendimet e duhura, siç janë ekipimi kadrovik, përfshirë sekretarin general professional dhe të lartëkualifikuar për metodologjinë e kontrollit të listës zgjedhore dhe vërtetimin e procedurave dhe vendimin për ankesa paszgjedhore, në bazë të ligjit, pa ndikim politik”, thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve.

Liderët kanë ftuar qytetarët t’i lajmërojnë të gjitha parregullsit te KSHZ dhe organet tjera relevante, siç është Avokati i Popullit.


 

Liderët e katër partive më të mëdha politike BDI, PDSH, VMRO-DPMNE dhe LSDM, e kanë filluar takimin në Klubin e Deputetëve për çështjet kontestuese të Marrëveshjes së Përzhinos nga 2 qershori/15 korriku, raporton Potalb. Gjithashtu në këtë takim pjesëmarrës janë edhe Xhes Bejli dhe Aivo Orav.

Sipas paralajmërimeve partiake, pritet, që ata të bisedojnë për zgjedhjen e tre ekspertëve në Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe reformat mediale, por edhe të përqëndrohen në çështjet tjera, gjithashtu lidhur me plotësimin e kësaj marrëveshje.

Mbrëmë është dashur të mbahen takime bilaterale të përfaqësuesve partiak me ndërmjetësuesin në biseda, belgun Piter Vanhaute për zgjedhje të ekspertëve të KSHZ­-së.

Liderët e BDI-­së, Ali Ahmeti, VMRO-­DPMNE­-së, Nikolla Gruevski dhe të LSDM­-së Zoran Zaev për herë të fundit u takuan në Klubin e deputetëve më 5 nëntor. Në atë takim nuk ishte i pranishëm Menduh Thaçi nga PDSH.

Lexo: Dokumenti me nënshkrime, pikat që u morën vesh liderët e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button