Në disa shkolla, një gjysmëvjetor kaloi pa libra

Gjysmë vjetori i parë po afrohet, ndërsa në disa shkolla fillore në vend akoma mungojnë libra,  edhe pas shumë premtimeve të dhëna nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kjo çështje do të zgjidhej, njofton TV SHENJA.

Drejtori i Shkollës Fillore “Adem Jashari”, Halil Palloshi theksoi se tekstet janë siguruar, por akoma nuk është kompletuar furnizimi me libra pasi që mungojnë libra të gjuhës dhe letërsisë shqipes dhe ato të matematikës. Sipas tij, mungesa e librave nuk ka ndikuar në procesin arsimor, sepse po bëhet maksimumi që mungesa e librave mos të jetë në dëm të nxënësve.

Ndërkaq kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Nuhi Dardhishta, theksoi se problemin e mungesës së teksteve shkollore e shkaktojnë shtëpitë botuese, ndërsa mungesa e teksteve shkollore dukshëm ka ndikuar më cilësinë e procesit arsimor.

Tekstet shkollore në vend  ka vite që shpërndahen  falas. Fajin për mungesën e librave, ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi e hedh te drejtorët e shkollave. Këta të fundit, sipas Ademit, nuk respektojnë afatet dhe nuk paraqesin në kohë në dikasterin e drejtuar prej tij, numrin e saktë të teksteve që u mungojnë.

Ndërsa ato  tekste që u janë shpërndarë  nxënësve janë të vjetruara dhe të grisura gjithashtu në to , ende janë të pranishme gabimet e shumta drejtshkrimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button