Le të më robëroj “liria”

Shumë vite kanë kaluar dhe përsëri shqiptarët janë ata që bëhen objekt manipulimi për të mbuluar politikat e fëlliqura të politikanëve. Fjalimet e politikanëve janë të mbushura me lëvdata të ndryshme, gjoja se ata po ua dashkën të mirën popullit të tyre!

Kur do të vjen dita për të ju thënë mjaft “MË” me pazarllëqet e juaja që po i bëni me gjakun e shqiptarëve, e me nëpërkëmbjen e motrave dhe nënave tona!

Përfaqësuesit politik që janë në pozitë po e vulosin paaftësinë e tyre për të udhëhequr një politikë të mirëfilltë. Njerëzit të cilët kanë përgjegjësi politike e kanë njëllosur politikën dhe vazhdojnë të manifestojnë të ariturat e tyre me mashtrime dhe shtrembërime, sukseset e tyre janë vetëm se dështimet që po i përjeton popullata e gjërë.

Nëse vazhdojmë që të heshtim do të udhëhiqemi nga njerëzit diktatorial dhe mashtrues, ata të cilët e tradhëtuan atdheun e tyre, po shkelin mbi gjakun e dëshmorëve, mbi lirinë e të burgosurve të pafajshëm dhe me plot krenari e ngritin zërin e tyre në podiumet para militantëve partiak të tyre.

Rasti i Sopotit po dëshmon se në Maqedoni gjithçka është e mundur për tu montuar një proces gjyqësor, ajo e fundit që po ndodh tani është edhe rasti i Monstrës që po vuajnë shqiptarët me vite nëpër burgjet e robërisë, këtë e merituam ne?

Në një shtet demokratik drejtësia mund të lulëzojë vetëm nga njerëzit e drejtë, të kota janë emërtimet e ministrave kur ata nuk përfaqësojnë popullin e tyre ashtu siq duhet.

Marëveshja e Ohrit është për tu vajtuar nga (mos) interesimi i tepër i politikanëve që e quajnë veten të vulosur.

“Ngelim me shpresë, që pas çdo nate të errët të vjen një (ditë) mëngjes i bukur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button