Prindërit e fëmijëve me nevoja të posaçme kërkojnë zgjidhjen e problemeve

Në një protestë paqësore përpara Qeverisë prindërit e fëmijëve me nevoja të posaçme kërkuan takim me kryeministrin Nikolla Gruevski për shkak problemeve të shumta të kësaj kategorie të shoqërisëm, njofton Alsat M.

Kërkesat e tyre kryesisht ishin për Ministrinë e punës dhe politikës sociale nga e cila prindërit kërkuan përfshirje dhe mosdiskriminim të fëmijëve të tyre në kopshte. Nga Ministria e arsimit kërkuan të sigurohen defektologë dhe psikologë nëpër shkolla, ndërsa nga Ministria e shëndetësisë të sigurojë ilaçe.

“Në shëndetësi numri i madh i ilaçeve që janë në listën pozitive nuk i mbulojnë nevojat e këtyre fëmijëve. Shumë prindër përmes kanaleve të ndryshme importojnë ilaçe të ndryshme që janë shumë të shtrenjta”,u shpreh një prind.

Prindërit kërkesat e tyre ia dorëzuan Qeverisë, ndërsa theksuan se jetojnë në presion të madh, pasi fëmijëve të tyre u janë shkurtuar shumë të drejta .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button