Prokurorët suedezë do të marrin në pyetje Assange

Zyrtarët e Ekuadorit dhe të Suedisë, pas bisedimeve gjashtë-mujore nënshkruan një marrëveshje e cila do të mundësojë që prokurorët suedezë në Ambasadën e Ekuadorit në Londër të hetojnë themeluesin e WikiLeaks-it, Julian Assange i cili jeton atje për tre vjet e gjysmë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo marrëveshje mund të lëvizë çështjen me Assange nga pika zero. Mediat britanike raportojnë se marrja në pyetje e Assange nuk do të bëhet deri në fund të këtij viti.

Assange në Suedi akuzohet për sulm dhe përdhunimin e dy grave, e cila është arsyeja pse autoritetet e Britanisë së Madhe në qershor të vitit 2012 urdhëruan ekstradimin e Assange-s drejt Suedisë. Me këtë rast ai ka kërkuar azil politik nga Ekuadori dhe që atëherë qëndron kryesisht në ambientet e ambasadës së vendit në Londër, ku policia londineze nuk ka autorizim për të hyrë dhe arrestuar atë.

I akuzuari Assange mohon akuzat e sulmit dhe përdhunimin e dy gra në vitin 2010. Ai pohon se ka frikë se pas ekstradimit në Suedi do të mund t’i dorëzohet autoriteteve amerikane me akuzën e dhënies së informacioneve konfidenciale dhe përmbajtjeve sekrete diplomatike të cilat Wikileaks i publikoi në vitin 2010.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button