Ronaldo luajti dobët, i kërkoi falje Bernabeut

Cristiano Ronaldo nuk ishte në ditën e tij më të mirë, në ndeshjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu, ku Real Madridi fitoi 2-0 ndaj Malagas.

Edhe pse e shënoi golin e dytë të madrilenëve nga penalltia në minutën e 92-të, ylli portugez i ngriti duart lart dhe u kërkoi falje tifozëve për paraqitjen e tij jo dhe aq bindëse.

Një gjest ky që është pritur mjaft mirë nga tifozët ‘Los Blancos’.

Lajme të ngjashme

Back to top button