Për 24 orë janë dhënë 2.621 vërtetim për kërkim të azilit

Gjatë ditës së djeshme për 24 orë 2.621 shtetasve të huaj u janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit. Nga numri i përgjithshëm i migrantëve, 1.100 janë të gjinisë mashkullore, 563 të gjinisë femërore, 937 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit dhe 21 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Siç informoi sot MPB­ja, sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Afganistanit-­953, Sirisë-­945, dhe të Irakut-­723.

Në periudhën nga 19 qershori i këtij viti e deri në mesnatë janë lëshuar gjithsej 336.841 shtetasve të huaj, nga të cilët 188.040 janë të gjinisë mashkullore, 54.953 femra, 75.971 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 17.877 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button