Lugina e Preshevës mund të bëhet “Çamëria e dytë”

Shoqata e qytetarëve të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të zbatojë rezolutën për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 6 qershorit 213, ku përcaktohen obligimet e Republikës së Kosovës ndaj tyre, sipas parimit të reciprocitetit me serbët e Kosovës.

Sipas kësaj shoqate, kryenegociatori Hashim Thaçi kur ka nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe, la shqiptarët e Luginës së Preshevës të zhgënjyer, të dëshpëruar dhe të tradhtuar, andaj propozohet që çështja e shqiptarëve të Luginës të përfshihet në dialogun e Brukselit, si e barabartë me atë të serbëve të Kosovës.

Shoqata e qytetarëve të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kosovës thotë se presioni i Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës, ka krijuar komunitetin etnik më të diskriminuar në Evropë, si dhe ekzodin e paparë nga trojet e tyre stërgjyshore, prandaj, nëse nuk merren masa radikale, Lugina e Preshevës shumë shpejt do të mbetet pa shqiptarë dhe do të shndërrohet në “Çamëri të dytë”, kurse shqiptarët do t’ia lëshojnë Serbisë këto troje strategjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button