Vuçiq: Kapitulli 35 do të zgjasë deri në fund të anëtarësimit në BE

Aleksader Vuçiq, që nesër do të jetë në Bruksel që të përfaqësojë Serbinë në Konferencën Ndërqeveritare, ka thënë që «Serbinë nesër e pret një ngjarje e rëndësishme dhe e madhe, që në lidhje me të, do të ketë marrëveshje», transmeton Koha.net. Vuçiq përsëri ka bërë të ditur se është i interesuar ta integrojë vendin e tij në BE, duke e bërë anëtarë, por që ka një kapitull që po i bën problem, kapitulli 35.

Më shumë se dy vjet nga fillimi i bisedimeve për pranim në BE, Serbija do të hapë s’pari dy kapitujt, kapitullin 32 që ka të bëjë me kontrollin financiar dhe kapitullin 35, që ka të bëj me marrëdhëniet Serbi-Kosovë, shkruan Blici serb.

«Kapitulli 35 është shumë i vështirë, ai do të zgjasë deri në fund të procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por ne nuk i frikësohemi punës. Nuk ka zgjidhje të lehta, dhe qytetarët tanë duhet të na kuptojnë», tha Vuçiq.

Ai tha më pas se rruga e Serbisë drejt BE-së është e pakthyeshme dhe se ata synojnë jo vetëm në drejtim të BE-së por edhe intestifikim të raporteve me ShBA-të, Japoninë dhe gjithë vendet tjera.

Dje, presidenti Nikoliq tha se nëse kapitulli i 35-të parasheh njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, atëherë nuk do ta bëjnë, duke vënë edhe njëherë Kosovën para BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button