Lëndohen 69 policë në Leipzig të Gjermanisë

Policia në qytetin lindor të Gjermanisë, Leipzig, ka njoftuar se 69 oficerë të policisë janë plagosur dje gjatë trazirave në një proteste të krahut të majtë, shkruan rel.

Policia ka bërë me dije se janë detyruar që të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion, për t’i shpërndarë protestuesit.

Rreth 50 makina të policisë janë dëmtuar gjatë një propteste të aktivistëve të krahut të majtë të cilët marshuan të shtunën kundër një tubimi të mbështetësve të ekstremit të djathtë, që është mbajtur të premten.

Policia gjermane ka njoftuar sot se janë arrestuar 23 protestues të cilët kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, e kanë bllokuar rrugën dhe kanë djegur kontenjerë.

Protestuesit i kanë dëmtuar edhe dritaret e dyqaneve dhe të dy stacioneve të autobusëve.
Ende nuk dihet se sa protestues janë lënduar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button