PD: Shteti i Ramës zhavt çdo ditë para’

Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, ka deklaruar të dielën se shteti i Edi Ramës, pasi ka shpërndarë milionat për Sadri Abazin, Safet Gjicin dhe Pjerin Ndreun, ka menduar edhe për një deputet tjetër të kryeministrit, Rakip Sulin.

“Ne kemi denoncuar me prova e me fakte, tenderat, koncesionet, milionat e shpërndara nga Edi Rama në rrethin e tij të ngushtë. Ja cilin shtet përfaqëson Edi Rama, shtetin ku OSHEE, pasi ka dhënë 5 miliardë lekë për carapulin ndërtuesin e sarajeve të Ramës, 970 milionë për Sadri Abazin, 850 milionë për Safet Gjicin, 340 milionë për Pjerin Ndreun, ka menduar edhe për një deputet tjetër të Ramës, Rakip Sulin. Do marrë edhe ai hisen e tij sepse me porosi të Ramës, godina që ka në autostradën Tiranë-Durrës, Aurora Grup, është marrë me qira nga OSHEE. Për një kat në këtë godinë, Rakip Suli merr nga OSHEE miliona lekë në muaj. Ndërkohë që banda e hajdutëve të Ramës, që vazhdon t’u marrë jetën qytetarëve e kryefamiljarëve, se nuk kanë mundësi të paguajnë e janë në errësirë në këtë dimër të ftohtë, ka vendosur të trefishojë shpërblimin për deputetin e Ramës, pasi po i merr dhe dy katet e tjera me qira”, u shpreh Duma.

“Një shtet që zhvat e abuzon me paratë e pasuritë publike dhe që ka ngritur popullin në këmbë. Revolta po rritet çdo ditë e më shumë dhe shqiptarët do ta shporrin këtë shtet gjakpirës, e nuk do ta lënë të gëzojë më asnjë fond, asnjë taksë, asnjë pasuri të vendit.

Të enjten me 17 dhjetor, në këmbë në dyert e Parlamentit”, shtoi Grida Duma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button