Në UKIM përgatitet terren për ndërtimin e dy fakulteteve me stil barok!

Ekipet e ndërtimit janë duke e përgatitur terrenin  e  Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (UKIM) për ndërtimin e Fakultetit të edukatës fizike dhe Fakulteti i Informatikës dhe Shkencave Kompjuterike(FISHK) që sipas planit për ndërtim, janë të paraparë të jenë të stilit barok.

Për këtë qëllim janë prerë drunjtë, është shkatërruar gjelbërimi dhe është vendosur gardh. Nga Plenumi Studentor thonë se vendimi për ndërtimin e këtyre dy ndërtesave të reja  të fakulteteve është problematik në shumë aspekte.

“Sipas njohurive tona, Senati fare nuk ka sjellë vendim për ndërtimin e objekteve të reja në kampin e UKIM. Sipas kësaj ne vlerësojmë se, vendimi i imponuar për ndërtimin e këtyre objekteve është ndërhyrje në autonomin e universitetit. E dyta, lokacioni është problematik për shkak se vetë kampit ka probleme me numrin e madh të studentëve. Nëse shtohen edhe studentët në dy ndërtesat e reja, do të vështirësohej  gjendja në komunikacion dhe do të dëmtohej një pjesë e madhe e sipërfaqes së gjelbëruar dhe drunjtë rreth fakulteteve” deklaroi Orhan Sulejmani nga Plenumi i studentëve. Sipas tij, problematike është edhe zgjedhja e stilit barok, e cila nuk përshtatet me ndërtimet në kuadër të kampit.

“Të mos flasin për ironinë e ndërtimit e Fakultetit të Informatikës dhe shkencave kompjuterike në stilin barok. Zgjedhja e stilit barok është fyerje e madhe për studentet të cilët janë forca shtytëse në vend” theksoi Sulejmani. Gurë themelet e ndërtesave të reja  pritet të vendosen në 20 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button