Sigurimi që zgjidhte femrat e bukura për diktatorin famëkeq të Shqipërisë

Një oficer i sigurimit të shtetit, në kohën e diktaturës, ishte ngarkuar vetëm për “haremet” e kreut të shtetit komunist.

Fritz Radovani, tregon në një rrëfim për gazetën Panorama se diktatori Ever Hoxha, kishte caktuar një sigurims që u zgjidhte femrat e bukura nga burgjet që më pas Hoxha, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu të kalonin me to natën në pallatet e tyre luksoze.

Sipas tij, Hilmi Seiti ishte personi më i besuar i Partisë, që i ishte besuar “puna” për t’i gjetur bukuroshe Enver Hoxhës e Mehmet Shehut.

“Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e sa katilë të tjerë, nuk e kishin sjellë pa u mendue mirë se kush u duhej atyne në Shkodër, u duhej Hilmi terroristi, që kishte dhanë prova “besnikrije” ndaj Partisë me kohë në labirintet e Ministrisë së Brendshme, që atëherë kur Koçi Xoxe me shokë e dërgonin te burgu i femnave për me zgjedhë “ato” rrezikzeza, me të cilat këta amoralë do të kalonin natën në pallatet e tyne luksoze…”, tregon ai për Panorama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button