Ekipi shqiptar kërkon Rey Manaj

Klubi i Partizanit kërkon të sjellë pranë skuadrës, gjatë dimrit, sulmuesin shqiptar të Interit, Rey Manaj në formë huazimi. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Italian, Gianluca Di Marzio.

Manaj është afruar këtë sezon tek Inter dhe Roberto Mancini e ka aktivizuar në disa ndeshje, në minutat e fundit. Ai u grumbullua edhe nga Gianni De Biasi në miqësoret ndaj Kosovës dhe Gjeorgjisë.

Sipas gazetarit Italian, ka shumë pak gjasë që Manaj të pranojë të luajë në Superligën shqiptare dhe kërkesa e partizanit do të mbetet thjesht një dëshirë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button