Ku mbeti njerëzimi?

Edhe po t’na denosh, Zot, robët e tu jemi! Të paktën jemi të vetëdisuar, kështu shpresoj! Jemi dhe s’veprojmë.. Ku më keq? Gjersa ka njerëz që s’qajnë fatin dhe hallin e askujt, ka ku të shkojë kjo botë? Jo.. Ata ulen, duar kryq, e çka bëhet jashtë, çka, kush vdes, as s’donë t’ia dinë. Kjo më vret!!

Dalin pastaj me ato “fytyrat engjëllore”, një fletë perpara, lexojnë, lexojnë, e ne na dhimbset populli!! Po, edhe populli i bindet, vazhdojnë t’jenë nën hijën e tyre..Kjo më habit. Po jo, skan faj është shumë normale, se pothuajse gjithnjë populli është ai që gjithmonë e vuan, e kush do t’ia dijë, ai që qëndron sipër nesh? Me i pushtetshmi? S’ma do shumë mendja, se besoj.

Nën kostumet e tyre, kostumet e “si te një zotëriu të ngritur” qëndrojnë egot e tyre, që fare se dallojnë të bardhën nga e zeza, as të zezën nga e bardha, gjithçka që dallojnë janë populli dhe ajo karrikja qe rri e nxehtë gjithmonë.. Le t’ ma tregojë ndokush, ju lutem, dashuria ku mbeti, ose ose ndonjë copë meshire, sa do e vogel t’jetë, tregomani hallin ku e keni, njerëzimi ka humbur apo s’ka egzistuar asnjëherë, e unë tash më kam filluar ta kuptoj, cila është, tregomni!

Pse nuk ngrini zërin? Nuk e di a jeni te shurdhët, a jeni duke luajtur rolin e te shurdhëtit apo jeni verbuar, dhe s’shihni gjë? Ku mbeti paqja juaj, toleranca, mirësia, njerëzimi juaj?

Pse të vuani në heshtje, duke mos guxuar ti ngrini zë padrejtësisë? Deri kur më, deri kur?

 

Nga S.E

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button