Shqipëria në mars miqësore me Turqinë

Dy miqësoret e fundit ishin të tilla që trajneri shqiptar, De Biazi me ekipin, por në fakt në nivelin e ekipeve që do të jenë në Europian duan shumë që të arrijnë. Megjithatë, në miqësoret që Shqipëria do të luajë në mars, përballë do të ketë rivalë të denjë për përgatitjen e Europianit.

Një prej tyre pritet të jetë Turqia. Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares për “Supersport”, Xhani De Biazi, i cili, edhe gjatë ceremonisë, është parë disa herë pranë Fatih Terim, për shkak edhe të pozicionimit të delegacioneve në ceremoninë e shortit.

Italiani ka deklaruar se ka biseduar me homologun e tij të kombëtares turke që një nga ndeshjet miqësore të muajit mars, në vigjilje të Europianit, të jetë mes këtyre dy kombëtareve. Një lajm i mirë për trajnerin që do të ketë përballë një skuadër cilësore, një prej 24 ekipeve që do të jenë në Europian, për të bërë një test real të forcës së të besuarve të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button