Tare: Shqipëria do të befasojë në Francë

Ish­-kapiteni i Shqipërisë, Igli Tare, vlerëson me nota shortin për Europianin e Francës për sa u përket rivalëve të kuqezinjve. Drejtori sportiv i Lazios, mendon se Kombëtarja mund të bëjë surprizën në këtë grup, ku bëjnë pjesë edhe Franca, Zvicra e Rumania.

Ai ka thënë për “Panorama Sport”, se: “Më duket short pozitiv për Shqipërinë, me dy skuadra që mund t’i befasojmë. Mund të ishte edhe më keq, por mendoj se Kombëtarja ka shanse me këtë grup”.

Tare ka parashikuar surpriza, duke besuar te Shqipëria e De Biazit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button