Interi po tregohet i frikshëm

Interi ka fituar kundër Undineses me rezultat 0-4, duke shënuar pothuajse në çdo rast konkret.

Kjo parashikohej si një ndeshje e vështirë për Nerazzurrët, por mysafirët u treguan të vëmendshëm, duke shfrytëzuar gabime amatoresk të mbrojtësve kundërshtarë.

Vendasit e filluan ndeshjen duke sulmuar, por sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, arriti të vjedh një top në mbrojte dhe nga afër kaloi Interin në epërsi (23’).

Vetëm pas tetë minutash mbrojtësit e Udines gabuan prapë dhe këtë herë ndëshkoi, Stevan Jovetic dhe kështu përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte me shumë raste, posaçërisht nga vendasit, por golat i takonin Interit. Në minutën e 84 doli edhe një herë në skenë Mauro Icardi, i cili me një goditje potente shënoi për 0-3.

Qershia mbi tortë ishte inkuadrimi i Rey Manajt në minutat e fundit të takimit. Me këtë fitore Interi vazhdon të prijë në Serie A me 36 pikë, katër më shumë se Fiorentina, kurse Udinese mban vendin e 15-të me 18 pikë. Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është kundër Lazios në Giuseppe Meazza.

/Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button