Petkoviq: Me Shqipërinë një mini-derbi

Trajneri i kombëtares zvicerane Vladimir Petkoviq e ka cilësuar ndeshjen përballë Shqipërisë si një mini-derbi. Kjo për shkak se në përbërjen e skuadrës zvicerane janë 6 lojtarë me origjinë shqiptare (Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Pajtim Kasami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi).

“Do të jetë një derbi i vogël. Ne e njohim kombëtaren e Shqipërisë dhe besoj se do të jetë shumë interesante si ndeshje,” u shpreh Petkoviq për RTS.

Gjithashtu ai u shpreh i lumtur me shorteun, pasi sipas tij në grup janë skuadra me të cilat Zvicra mund t’ia dalë mbanë.

“Pa dyshim Franca është ekipi favorit në grupin tonë, por nuk duhet të nënvlerësojmë edhe 2 skuadrat e tjera”, ka thënë Petkoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button