10 vjet PRSD, Petkovski: Të zbatohet Marrëveshja e Përzhinos

Të bëjmë gjithçka që Marrëveshja e Përzhinos të realizohet, porositi sot lideri i PRSD-së Tito Petkovsi në festën e sotme me rastin e 10-vjetorit të formimit të partisë. Shtyrja e zgjedhjeve të jetë opsion i fundit, sepse, sipas tij, në rast se marrëveshja e Përshinës dështon, Maqedonia do të kthehet shumë vite prapa, njofton TV21.

“Opsioni për shtyrjen e zgjedhjeve nuk na ikën, por, sipas neve, ai duhet të jetë opsion i fundit. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të zbatohet Marrëveshja e Përzhinos. Madje, po të nevojitet, të ruhet edhe sipas kësaj dinamike të ngadaltë. Shtyrja e zgjedhjeve drejtpërdrejtë do të nënkuptonte anulimin e  tyre, ndërsa kjo do të thotë nisje përsëri nga e para. Po të ndodh kjo, nuk di se ku do të arrijmë”, tha Tito Petkovski, Kryetar i PRSD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button